PDK nesër zyrtarizon kandidaturat për kryetar në këto komuna

Aktuale

PDK nesër zyrtarizon kandidaturat për kryetar në këto komuna

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:41
PDK

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë-Kosovë.

PDK përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kandidatura për Prizren do të zyrtarizohet në orën 13:00, ndërsa ajo në Fushë-Kosovë në orën 15:00.

Njoftim për media:

Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e shtunë) do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë.

Në orën 13:00, PDK mbanë konferencë për media në Prizren, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit!

Dita: E shtunë

Vendi: Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren

Ora: 13:00

Ndërsa, në orën 15:00, PDK mbanë konferencë për media në Fushë Kosovë, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës!

Dita: E shtunë

Vendi: Amfiteatri i hapur para stacionit të trenit, Fushë Kosovë

Ora: 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat