Mobilizohet Serbia/ Kurti publikon dokumentin: Po përgatitën për luftë!

Aktuale

Mobilizohet Serbia/ Kurti publikon dokumentin: Po përgatitën për luftë!

Nga: N.Sh Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:55
Ushtria serbe

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, ka publikuar një dokument, që sipas tij, është i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, dokument ky urdhër për mobilizim.

Ai përmes një postimi ën Facebook, thotë se Serbia po përgatitet për luftë dhe jo për paqe me shqiptarët.

Sipas tij, SHBA dhe BE-ja duhet të kuptojnë se derisa Vuçiq drejton Serbinë nuk do të ketë marrëveshje në dialog.

Postimi i plotë:

SERBIA LUAN SËRISH ME ZJARRIN!

Ndërkohë që i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, po qëndrojnë në Kosovë për të zhvilluar bisedime për marrëveshjen Kosovë - Serbi, në të njejtën kohë Ministria e Mbrojtjes Serbe lëshon URDHËR PËR MOBILIZIM TË POPULLATËS.

Urdhëresa nënkupton mbledhjen e të gjitha automjeteve të rënda, çisternave që të përdoren për mbrojtje.

Ndryshe, Serbia po përgatitet për luftë dhe jo për paqe e aq më pak për pajtim me shqiptarët.

SHBA-ja dhe EU-ja duhet të kuptojë se përderisa radikali Vuçiq drejton Serbinë, nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat