A do të kandidojë biznesmeni Burim Piraj për kryetar të kësaj komune?

Aktuale

A do të kandidojë biznesmeni Burim Piraj për kryetar të kësaj komune?

Nga: N.Sh. Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:30
Burim Piraj

Biznesmeni i njohur nga Kosova, pronari i fabrikës Meka, Burim Piraj, përmes një postimi në facebook, thotë se, nuk do të jetë kandidat për kryetar të Sharrit.

Ai këtë njoftim e ka bërë pas disa thashethemeve që sipas tij, po qarkullojnë këto ditë se ai mund të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Piraj tregon se në vitin 2010 ishte kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e AAK-së, por që nuk i kishte marr votat e mjaftueshme.

Postimi i plotë:

Po afrohen zgjedhjet lokale!

Shpresoj që populli të zgjedh njerëzit e duhur që do të mund të japin kontribut të mirëfilltë për zhvillimin e vendit tonë.

E kemi pa se në qytete nuk ka pas rëndësi se cila parti ka fituar, por ka pas rëndësi individi, sot mund të shohim se disa qytete kanë bërë zhvillime shumë pozitive në të mirën e qytetarëve të vetë e disa kanë dështuar kjo e tëra e ndërlidhur me aftësinë dhe vullnetin e kryetarëve përkatës.

Po dua të dërgoj mesazh që qytetarët të përqendrohen në kandidatin për kryetar e jo në parti ashtu që të krijojnë një mundësi më të mirë për vendin e vetë.

Këto ditë po dëgjoj se ka thashetheme për mua si individ për kandidat të mundshëm për kryetar të Sharrit.

Unë kam qenë kandidat për kryetar të Sharrit nga radhët e AAK-së më 2010 dhe nuk kam arritur të kem përkrahjen e qytetarëve të Sharrit për tu zgjedhur kryetar. I falënderoj shumë ata që atëherë më kanë përkrahur duke besuar në aftësinë dhe ndershmërinë time, në vitin 2013 jam tërhequr nga politike dhe më nuk do të kthehem prapë.

Do të jap kontribut jashtë politikës me të gjithë kapacitet e mia për vendin tanë me emrin e Zotit po jo si pjesëtar i ndonjë partie politike.

Kështu që unë nuk do të kandidoj për kryetar të Sharrit!

Qoftë paqja mbi ju populli im i dashur!

Allahu ju bekoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat