Edhe 15 milionë euro në luftimin e pandemisë COVID-19 të ndara nga Qeveria

Aktuale

Edhe 15 milionë euro në luftimin e pandemisë COVID-19 të ndara nga Qeveria

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:56
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, që është financim shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kjo marrëveshje kap vlerën e 15 milionë eurove.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paraqitur para kabinetit qeveritar kërkesën për miratim të kësaj marrëveshje, e cila në fund mori përkrahjen e të gjithëve.

“Marrëveshja e financimit shtesë kap vlerën e 15 milionë eurove. Mjetet financiare do të destinohen si vazhdimësi e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe pikë kyçe do të mbetet forcimi i kapacitetit shëndetësorë.

Marrëveshja ka për synim mbështetjen për prokurim dhe distribuim të vaksinave COVID-19”, tha Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat