Çitaku ka disa fjalë pas urdhërit ekzekutiv të Biden, tregon publikisht pse nuk përmendet marrëveshja e Ahtisarit

Aktuale

Çitaku ka disa fjalë pas urdhërit ekzekutiv të Biden, tregon publikisht pse nuk përmendet marrëveshja e Ahtisarit

Nga: M.H. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 08:06
Vlora Çitaku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë ditës së djeshme përmes një Urdhri Ekzekutiv ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këtë vendim ka reagur ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku e cila përmes një shkrimi në facebok ka sqaruar se pse nuk është përmendur marrëveshja e ish- presidentit Ahtisari, përcjell “Bota sot”.

Ajo thotë se ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 kur është nënshkruar nga ish presidenti Bush dhe nëse do ta shtonin marrëveshjen e Ahtisarit atëhere do t’ua pamundësonte hyrjen në SHBA të gjithë zyrtarëve të Serbisë.

Postimi i plotë

Diçka për urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden.

Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë)Dmth, urdhëri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.

Presidenti Biden vetëm e ka ripërtrirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonse urdhëri i adresohet Ballkanit Përendimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)

Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat