​Lipjani shënon Ditën e Çlirimit, kryetari Ahmeti kujton sakrificën e dëshmorëve të kombit

Aktuale

​Lipjani shënon Ditën e Çlirimit, kryetari Ahmeti kujton sakrificën e dëshmorëve të kombit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:40
Imri Ahmeti

Kuvendi Komunal i Lipjanit me një seancë solemne ka shënuar sot 22 vjetorin e Ditës Çlirimit, ku është kujtuar sakrifica e dëshmorëve të kombit të rënë për liri e pavarësi të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti duke kujtuar të kaluarën e shenjtë të këtij vendi, tha se kjo ditë shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave e deri tek flijimi i brezave në luftën e UCK-së.

Ahmeti: Kjo ditë shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore

“Sot është ditë e veçantë, është ditë e çlirimit të komunës tonë, vendit tonë. Kjo ditë e madhe shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe organizimeve shekullore popullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave deri në vet flijim të brezave në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, është festa më e madhe dhe dita më e pa harruar në kujtesën popullore”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti po ashtu theksoi se shqiptarët ishin cak i shumë sulmeve, okupimeve e pushtimeve, por kurrë nuk u dorëzuan deri në luftën e lavdishme të UÇK-së, duke pasur përkrah miqtë e mëdhenj të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe aleatët e tyre për të cilët Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohës.

Ahmeti: Shumë përpjekje të gjata me gjak e sakrificë për këtë ditë

“Kjo vlerë fondamentale, jetësore nuk erdhi si dhuratë boshe, por është sublimim i përpjekjeve të gjata ndër shqiptarët të ndërtuara më shumë mund, me shumë gjak e sakrificë nga ideolog e patriot ndër gjenerata deri në ngritjen e flamurit çlirimtarë në triumf të lirisë së vendit që ne sot të jemi sovran në trojet tona etnike. 12 qershori për neve nuk mbetet vetëm datë kalendarike, por kjo datë hynë në kalendarin historik të popullit shqiptar si data më e rëndësishme e kombit tonë”, theksoi ai.

Ai po ashtu ka thënë se shumë faqe të lavdishme të historisë kombëtare pa dyshim që u bën edhe nga idealistët e Lipjanit, duke u nisur nga të burgosurit politik, të përndjekurit dhe deri tek epoka e fundit e luftës të UÇK-së.

Ahmeti tha se qyteti i Lipjanit pamjen e parë të frymëmarrjes lirshëm e mori më 12 qershor 1999 duke vazhduar të pasurohet me vendosjen e shtatores të komandantit legjendar Adem Jashari, të Ismet Asllanit e Arsim Zeqirit.

Mysafir i kësaj komune sot ishte edhe Bekim Jashari kryetari i Skenderajt, i cili theksoi se amanetin e dëshmorëve ky vend mund ta çoj vetëm me ndërtim dhe zhvillim të vendit.

Jashari: Amantin e dëshmorëve e çojmë me ndërtim dhe zhvillim të vendit

“Sot është një ditë historie që shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për liri. Kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që kanë rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Sot kujtojmë e nderojmë luftën e shtrenjte të UÇK-së në krye me krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Kujtojmë e nderojmë sakrificën e invalidëve të UÇK-së, viktimat civile të luftës sonë për çlirim. Përjetë mirënjohës ndaj SHBA, shteteve mike te Kosovës, dhe NATO-s që na ndihmuan dhe në përkrahen në luftën tonë të drejt për çlirim... Lufta e jonë e vetme që nuk dëshirojmë të ndalat kurrë është ndërtimi dhe zhvillimi i vendi, vetëm atëherë mund të themi nëse arrijmë këtë qëllim, se kemi arrit ta realizojmë amanetin e dëshmorëve”, tha Jashari.

Një fjalë rasti e mbajti edhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve në Lipjan, Abedin Bajrami.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, kryetari Ahmeti me përfaqësuesin e familjes Jashari nga Prekazi, kanë bërë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari në sheshin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat