Biden kërcënon me sanksione: " Ato kanë të bëjnë kryesisht me Serbinë"

Aktuale

Biden kërcënon me sanksione: " Ato kanë të bëjnë kryesisht me Serbinë"

Nga: Fatmir Beka Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:01
Presidenti amerikan, Joe Biden

Rregullorja e re e presidentit amerikan Xhoe Biden me të cilën i kërcënon me sanksione politikanët e Ballkanit perëndimor në masën më të madhe ka të bëjë me Serbinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas analistit amerikan të politikës së jashtme Eduard Xhozef, që në tekstin autorial në "Forin polisi" thekson se rregullorja ka të bëjë me zgjerimin e llogarisë ekzekutive për luftë kundër korrupsionit n[ë Ballkan dhe vërejtjen për masat që do realizohen ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa e marrëveshje, që minojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas tij rregullorja i ofron Biden-it si katalizator për marrjen e mbështetjes mes aleatëve të ShBA-së në samitet BE_NATO dhe javën që vjen  duke dërguar sinjal të fuqishëm të unitetit  në prag të takimit me presidentin rus Putin në Gjenevë.

Sipas Xhozef politika inerte në Bruksel dhe përbrenda Departamnetit të Shtetit përbëjnë pengesë të fuqishme në realizimin e vizionit parimor që kanë shpall presidenti amerikan dhe sekretari i tij dhe si duket ShBA dhe BE aktualisht kanë sistem dy-shkallor  kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan – rrugën e privilegjuar të Serbisë dhe më të ashpër për fqinjët e saj që synojnë BE-në.

Sipas tij qeveria serbe që drejtohet nga Vuçiq ka trajtimin më të mirë nga zyrtarët amerikan edhe BE-së dhe për dallim nga “ diktatori i ftohtë i luftës” siç ishte Tito, që e pat mbështetur perëndimi, Vuçiq është mburojë për rivalët e perëndimit si janë Kina, e Rusia dhe kandidatura e Serbisë për BE “kryesisht është absurde”.

Trajtimi jo i balancuar i perëndimit ndaj Serbisë përbën sfidë intriguese ndaj sfidave kryesore të misionit të Biden-it që të tubojë mbështetjen evropiane për demokraci. Shqipëria që tash sa kohë po i cungohet e drejta për bisedime për anëtarësim në BE për shkak korrupsionit dhe largimi nga praktika demokratike, që shihet me vënien e sanksioneve ndaj ish-kryeministrit Berisha.

"Cicërimat (tvitet) kontradiktore ilustrojnë problemet, Biden edhe Blinken kanë dërguar porosi të qarta liderëve regjional, por shohim si shpërndajnë zyrtarët e ultë” shkruan Xhozef.

Në shkurt, Biden i ka dërguar letër Vuçiqit, duke ftuar udhëheqjen serbe të bëjë reforma dhe të pranojë Kosovën, ndërsa ambasada amerikane si thuhet shpejt ka thënë se kjo përbën ndryshim të politikës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat