Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga posti i saj, kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën.
Pas shkarkimit të saj, ka pasur mjaftë shumë reagime. Disa e kanë vlerësuar këtë si hap për çkapjen e shtetit, e disa të tjerë si ‘hakmarreje’ kundër Dakës.
Megjithatë, shkarkimi i Dakës për familjen e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri është i mirëseardhur.
Ata përmes një postimi në facebook, shprehen se, Daka ishte shrbëtore e komandant Gjarprit, andaj besojnë se presidentja Osmani ka ushtruar fuqishëm pozicionin e saj.
Fmailja Imeri përmes një postimi në facebook, thotë se, ata që po vajtojnë për Valdete Dakën po tronditën nga çkapja e shtetit.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani me shkarkimin e Valdete Dakës shërbëtores së komandant Gjarprit ka ushtruar fuqishëm pozicionin e saj si Presidente e vendit.
Ka filluar mirë e mbarë çkapja e shtetit.
Shkarkimi i Valdete Dakës është i mirëseardhur.
Ata që kinse po vajtojnë për Valdete Dakën e kanë hallin diku tjetër... ata po tronditën nga çkapja e shtetit, sepse çkapja ua tronditë themelet në të cilat kanë ndërtuar bisneset ...
Shteti duhet të çkapet deri në fund!