Pati përplasje në mbledhjet e KQZ-së, çfarë thotë Sami Kurteshi për shkarkimin e Dakës

Aktuale

Pati përplasje në mbledhjet e KQZ-së, çfarë thotë Sami Kurteshi për shkarkimin e Dakës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:49
Valdete Daka dhe Sami Kurteshi

Përplasjet më të forta në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë parë mes Valdete Dakës dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Këtë e ka pranuar edhe vet Kurteshi, por dëshiron që t’i lërë në të kaluarën.

Me arsyetimin se një personi që është rrëzuar nuk i ‘mëshon’ prap, Kurteshi ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë shkarkimin e Dakës.

“Sinqerisht nuk jam i interesuar, presidentja e ka kryer punën e vet, ajo ka shku. Nuk dua të komentojë për një njeri që nuk mundet me kundërshtu. Ne kemi pas mospajtime jashtëzakonisht të mëdha për mua ka marrë fund kjo punë. Por një njeri që dorëzohet dhe është i shtrirë unë më nuk i mëshoj, nuk merrna me të sepse s’ka mundësi me kundërshtu dhe me thënë të vërtetën e vet.

Ai shton se është e drejtë të thuhet gjërat në sy jo kur ajo është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat