Humbi gjithë familjen në luftë, por ja çfarë thotë nëna nga Gjakova për dialogun me Serbinë

Aktuale

Humbi gjithë familjen në luftë, por ja çfarë thotë nëna nga Gjakova për dialogun me Serbinë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:37
Ferdonije Qerkezi

Ferdonije Qerkezi, heroina e luftës së Kosovës nga qyteti i Gjakovës, e cila humbi burrin dhe katër djemtë e saj nga forcat serbe, më 1999-ën ka mirëpritur rifillimin e bisedimeve ku temë e mundshme mund të jenë edhe çështja e të pagjeturve.

“Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet. Me bisedime mund të bëhet diçka”, deklaroi nëna nga Gjakova.

Zonja Qerkezi pret nga qeveria e re të bëjë më shumë për fatin e pagjeturve duke mos e mohuar edhe kontributin e qeverive paraprake.

Djali i madh dhe i vogël i nënës nga Gjakova janë gjetur, derisa bashkëshorti dhe dy djem tjerë ende nuk janë gjetur.

“Shpresoj se një ditë do të gjendet edhe bashkëshorti dhe dy djemtë tjerë dhe djemtë e të gjitha nënave të Kosovës”, është shprehur tutje Ferdonija.

Qerkezi thotë se shtëpia aktuale do të bëhet muze për t’iu treguar brezave atë çfarë ka bërë Serbia në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat