Vasfije Krasniqi flet për herë të parë në cilësinë e deputetes – ka një thirrje për kolegët e saj

Aktuale

Vasfije Krasniqi flet për herë të parë në cilësinë e deputetes – ka një thirrje për kolegët e saj

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:23
Vasfije Krasniqi

Me 84 vota për dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan vendimi për riemërim  të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Peticione, duke i shtuar kështu edhe pjesën “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”.

Në lidhje me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi-Blair, ka folur për herë të parë në cilësinë e deputetes.

Aju iu bëri thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë propozim.

“Përmes votës së tyre, qytetarët u treguan të gatshëm për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke i shtuar edhe kategoria “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, u shpreh Blair në Kuvend.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat