Asnjë vdekje, ky është lajmi i fundit për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Asnjë vdekje, ky është lajmi i fundit për Covid-19 në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:13
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e IKSHPK-së, ku tregohet se sot vetëm 10 veta kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe, janë shëruar 12 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 184.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat