Shkëlzen Gashi: Kishte plan për ndarjen e Mitrovicës më 1999, ja çka më tha një komandant i UÇK-së

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Kishte plan për ndarjen e Mitrovicës më 1999, ja çka më tha një komandant i UÇK-së

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:32
Shkëlzen Gashi

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se në vitin 1999 kishte plan për ndarjen e Mitrovicës.

“Kam dëgjuar shumë njerëz se dokumenti i Rambujes, ose Marrëveshja e Kumanovës, ose Rezoluta 1244 e parasheh ndarjen e Mitrovicës, eksplicit askund nuk tregohet kjo. Por, ajo çfarë ka ndodhur nga 10 qershori i vitit tregon se ka pas një plan që në atë pjesë të mos depërtojnë pjesëtarët e UÇK-së dhe zona Ibër e tutje të kontrollohet nga serbët”.

Ai ka treguar se si një komandant i UÇK-së i kishte thënë se nëse e kalonin Urën e Ibrit ata do të qëlloheshin nga trupat e KFOR-it.

“Si rrjet i aksionit për Kosovën në vitin 2014 patëm organizuar një konferencë për ndarjen dhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut. Aty Bekim Shyti, komandant i një njësie në zonën operative të Shalës, ka treguar se si udhëheqës i njësitit ka pas urdhër nga komandanti i zonës operative dhe komandanti kishte urdhër nga Shtabi i UÇK-së, se trupat e UÇK nuk duhet ta kalojnë urën e lumit Ibër, kjo pasi trupat e KFOR-it do të gjuanin në ata pa paralajmërim”.

“Kishte me qenë mirë me mbledh krejt shtypin vendor dhe rajonal për këtë ngjarje, me bo një studim sesi ka ndodhur kjo, por pa e sha apo për ta poshtëruar dikë apo për ta glorifikuar, por për të kuptuar të vërtetën se ngjarjet e tilla mos me na ndodh në të ardhmen”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat