Ky është skenari më i mirë për marrëveshjen me Serbinë, Shasha: Këtu duhet bazuar dialogu!

Aktuale

Ky është skenari më i mirë për marrëveshjen me Serbinë, Shasha: Këtu duhet bazuar dialogu!

Nga: A.Morina Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:32
Foto nga takimi në Bruksel

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka komentuar reagimet e udhëheqësve serbë, si Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, pas rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Shasha u shpreh se edhe në skenarin më të mirë të mundshëm të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, asgjë nuk do të përfundoj me vendosjen e firmave në marrëveshjen përfundimtare.

Prandaj, ai kërkoi që marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë, të jenë të bazuar në një model evropian.

“Vuçiqi do mbetet Vuçiq. Vulin do mbetet Vulin. Prandaj, çdo marrëveshje që dakordojmë në kuadër të dialogut duhet të jetë e bazuar në një model evropian i cili do garantonte suksesin praktik të marrëveshjes. Kam frikë se është tejet ambicioze të presim se me arritjen e marrëveshjes do arrijmë mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë”, shkroi Shasha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dje Mali i Zi miratoj rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Prej atij momenti:

- Presidenti Vuçiq është drejtuar popullit Serb nën moton “Rroftë Serbia dhe populli i saj”, duke thënë se “nuk duhet të ndjehemi as fajtor, e as të turpëruar” dhe se ata që kanë marr këtë vendim do bartin pasojat;

- Ministri i Brendshëm Vulin ka bërë thirrje që deputetë malazez që kanë votuar të shpallen personat non-grata në Serbi;

- Dodiku ka cilësuar miratimin e rezolutës si akt armiqësie;

- Kryetari i partisë pro-serbe në Mal Zi ka kërkuar falje për miratimin e rezolutës.

Përveç shovinizmit të vetevident të këtyre deklaratave, ato janë edhe mësim për neve përkitazi me dialogun Kosovë - Serbi. Edhe në një skenar më të mirë të mundshëm të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, asgjë nuk do të përfundoj me vendosjen e firmave në marrëveshjen përfundimtare. Vuçiqi do mbetet Vuçiq. Vulin do mbetet Vulin. Prandaj, çdo marrëveshje që dakordojmë në kuadër të dialogut duhet të jetë e bazuar në një model evropian i cili do garantonte suksesin praktik të marrëveshjes. Kam frikë se është tejet ambicioze të presim se me arritjen e marrëveshjes do arrijmë mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura me Serbinë. Sëpaku duhet të synojmë arritjen e një modeli evropian për fqinjësi paqësore dhe produktive në rrugën tonë drejt BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat