Paralajmërimi për reshje shiu e rrufe, Sylë Tahirsylaj tregon se si të mbrohemi nga rrufeja

Aktuale

Paralajmërimi për reshje shiu e rrufe, Sylë Tahirsylaj tregon se si të mbrohemi nga rrufeja

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 11:18
Sylë Tahirsylaj

Rrufeja është një shkarkim atmosferik i energjisë elektrike i shoqëruar me bubullima, e cila zakonisht ndodh gjatë stuhive, dhe ndonjëherë gjatë shpërthimeve vullkanike apo stuhitë e pluhurit.

Më të zakonshme, janë rastet që vijnë si pasojë e stuhive, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale nëpër shumë shtëpi apo objekte që gjenden afër pikës ku edhe godet rrufeja.

Të shpeshta janë rastet kur nga goditja e rrufesë apo vetëtimës njerëzit humbin edhe jetën dhe kjo si pasojë e mos informacioneve se si të mbrohemi. Një rast i tillë ndodhi javën e kaluar në Pejë, ku një personi mbeti i vdekur.

Profesori Sylë Tahirsylaj ka treguar mes tjerash se si duhet të mbroheni nga goditja e rrufesë.

“Nuk guxon kurrsesi të tërhiqni antenën e radios apo televizorit në ndonjë anë të kundërt për shkak se tërheq rrufenë nga shtëpia.

Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur ndodhin këto fenomene, duhet të përqendrohemi në vendet ku ka rrufepritës klasik për arsye se jeni jashtë rrezikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat