Bajqinovci pjesë e Sesionit Plenar të AP të SEECP-së, tregon temat kyçe

Aktuale

Bajqinovci pjesë e Sesionit Plenar të AP të SEECP-së, tregon temat kyçe

Nga: M.H. Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:09
Foto nga takimi

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci së bashku me Delegacionin e Përhershëm të Kuvendit të Kosovës ka marr pjesë në takimin Komisionit të Përhershëm Qendror, që po mbahet në kuadër të Sesionit të tetë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Bajqinovci tregon që punimet kanë filluar sot dhe të njejtat edhe nesër, ku do të takohen me kryetar të parlamentëve që do të diskutojnë shumë tema, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Së bashku me Delegacionin e Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror, që po mbahet në kuadër të Sesionit të tetë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP E SEECP/PBEJL-së), ne Antalia të Turqise.

Sesioni Plenar i AP të SEECP-se ka filluar punimet sot dhe do të vazhdoj edhe nesër me takimin e Kryetareve të Parlamenteve, ku do të diskutohet per temën: Fqinjët e EJL të bashkuar: Përforcimi i mekanizmave të bashkëpunimit për të ardhmen e solidaritetit rajonal”.

Image
Foto nga takimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat