Afrim Muqiqi: Me 1 korrik do të rishqyrtohet sërish vendimi për dasmat

Aktuale

Afrim Muqiqi: Me 1 korrik do të rishqyrtohet sërish vendimi për dasmat

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:21
Afrim Muçiqi

Ministria e Shëndetësisë para disa minutave ka prezantuar masat e reja lehtësuese të pandemisë.

Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës u vendos të lejohet deri ne ora 23:00.

Këngëtari, Afrim Muqiqi ka thënë ky është modeli më i mirë në rajon.

“Është një manual të cilën ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës gjegjësisht Departamenti i Estradës në bashkëpunim me zyrtarët e ministrisë dhe Institutit të shëndetit Kombëtar Publik, e kemi marrë një model i cili është më i miri në rajon”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Muqiqi ka bërë të ditur se nëse nuk ka raste të të infektuarve me koronavirus deri me 1 korrik, do të rishqyrtohet ky vendim.

“Do të thotë deri në orën 23:00 do të jetë deri me datën 1 korrik. Në rast se shkon numri i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes duke rënë, atëherë do ta rishqyrtojmë edhe një herë mundësinë për të vazhduar dasmën një orë apo dy më tepër. Kështu që koha e eventeve do të fillojë pak më herët se zakonisht. Do të thotë i bije njësojë sikur me fillu në orën 19:00 deri në 01:00, sikur me fillu nga ora 17:00 deri në orën 23:00”, ka thënë Muqiqi.

Ai gjithashtu tha se në kushte pandemia ky manual është i përshtatshëm dhe i kapshëm për kohën e momentit në pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat