PDK s’i ka siguruar 30 nënshkrime ta çuar presidenten në Kushtetuese

Aktuale

PDK s’i ka siguruar 30 nënshkrime ta çuar presidenten në Kushtetuese

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:48
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka arritur t’i siguroj nënshkrimet e nevojshme për ta çuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e kryetares së deritashme të KQZ-së, Valdete Daka.

Deputeti i këtij subjekti, Elmi Reçica, ka thënë se posa t’i kenë 30 nënshkrime do të procedojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo është një proces, posa t’i kemi 30 nënshkrime do ta procedojmë në Gjykatën Kushtetuese. Shkelje më të rëndë dhe më komplekse të Kushtetutës së Kosovës se sa shkarkimi i kryetares  Valdete Daka nuk ka ndodhë asnjëhërë. Është për t’u çuditur kjo kryetare e KQZ-së ia ka mundësuar kësaj presidente dhe kësaj partie të fitoj 50% të votave dhe si u bë e keqe kjo pasi ka legjitimuar ato zgjedhje të 14 shkurtit”, ka thënë Reçica.

Vetëm AAK është shprehur e gatshme që t’i jap nënshkrimet përkitazi më këtë çështje.

Por, që janë të pamjaftueshme pasi duhen 30 nënshkrime për të deponuar ankesën në Kushtetuese.

Në anën tjetër, LDK-së nuk po i ngutet t’i jap nënshkrimet e deputetëve të saj.

Ata kanë thënë se fillimisht do të presin veprimet që do t’i merr vet zonja Daka dhe Avokati i Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat