Dukagjin Gorani tregon çfarë miqësie ka Franca me Kosovën

Aktuale

Dukagjin Gorani tregon çfarë miqësie ka Franca me Kosovën

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:16
Dukagjin Gorani

Opinionisti Dukagjin Gorani, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gorani në Rubikon tha se Franca e ka partnere Kosovën aq sa e ka edhe Serbinë.

Ai tha se historia nuk duhet të shikohet në mënyrë personale dhe emocionale.

“Franca na ka neve si partner po aq sa e ka edhe Serbinë. Edhe historia jonë nuk shikohet në mënyrë aq personale dhe emocionale. Kjo flet që ne s’mundemi të dalim nga diskutimet e të kaluarës”.

Sipas tij mesazhi nga ky takim është gjetja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mesazhi nga takimi Macron-Kurti, është gjetja e një kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është kërkesa e Parisit dhe kjo është kërkesa e Bashkimit Evropian”.

“Atë çka po e shoh vazhdimisht tek kjo qeveri edhe tek kryeministri, por jo vetëm tek ky edhe tek kryeministrat e tjerë është që koha ec ndryshe tek ne edhe ec ndryshe tek shoqëritë bashkëkohore. Kryeministri i përmendi një konflikt i cili është i freskët për ne por i harruar në perëndim”.

“Ajo është një konflikt i cili ka ndodhur para 22 vjetëve. Tani ne i adresohemi një presidenti francez me një falënderim që e kanë rrëzuar një regjim shovinist të cilin ky si president mundet edhe mos ta mbajë në mend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat