“Unë po frikësohem shumë”, Pal Lekës i ‘hyn tuta në palcë’ nga Qeveria Kurti

Aktuale

“Unë po frikësohem shumë”, Pal Lekës i ‘hyn tuta në palcë’ nga Qeveria Kurti

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:38
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë për shkarkimet e shumta, duke ironizuar me këtë çështje.

Lekaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se tani vendit nuk po i duhen as gjykata e prokuroria.

“Neve nuk na duhet më as gjykata, as prokuroria, as vlerësimi i as kujt, ju këtu e keni bë mos pyet, ju vetëm kur të merrni ndonjë vendim që edhe opozitën ta shkarkoni. Unë po frikësohem shumë”, ka thënë tutje ai.

Ndaj kësaj i është përgjigjur kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se “për këtë vendos populli”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në rend dite ka pasur shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Lidhur me këtë, ka pasur debate të shumta mes pushtetit dhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat