3 mijë e 547 euro në muaj, Adriana Matoshi befason me pasurinë e saj

Aktuale

3 mijë e 547 euro në muaj, Adriana Matoshi befason me pasurinë e saj

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 12:48
Adriana Matoshi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç pagave që i merr nga Kuvendi dhe nga roli i saj në një serial, ka deklaruar se nuk ka ndonjë pasuri tjetër në emrin e saj.

Ajo ka deklaruar se ka marrë një kredi në njërën nga bankat në Kosovë.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Matoshi ka deklaruar një shtëpi 66 metra katror në vlerën e 400 mijë eurove, e cila thote se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe që është në emër të prindërve të saj.

Deputetja e LVV-së e ka deklaruar edhe një veturë, që gjtihshtu thotë se është e prindërve të saj dhe se kushton 3 mijë euro.

Matoshi ka deklaruar se merr 3 mijë e 547 euro në muaj, 1 mijë e 549 euro nga paga e deputetes, 1 mijë nga roli i saj në një serial, si dhe 1 mijë të tjera nga lokali Dar Tea Room në Prishtinë. Të ardhuart si kompensim për rolin në serial, Matoshi ka thënë se nuk janë fikse dhe se varen nga angazhimi i saj.

Ndërsa prindërit e saj thotë se marrin nga 400 euro të hyra në muaj nga qiraja e lokalit të shtëpisë.

Matoshi nuk ka deklaruar se mban para në ndonjërën nga bankat e vendit dhe as në7se posedon aksione në ndonjë kompani.

Ajo ka deklaruar se ka marrë një kredi në vlerën e 1 mijë eurove në njërën nga bankat, të cilës detyrohet t’ia kthejë paratë brenda një viti.

Matoshi, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit ka arritur t’i mbledh 10,403 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat