Memli Krasniqi, deputeti milioner me valuta digjitale

Aktuale

Memli Krasniqi, deputeti milioner me valuta digjitale

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:36
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi është politikani i Kosovës me më së shumti investime në “kripto valuta”.

Ish-ministri i Bujqësisë ka deklaruar “një thes” valutash digjitale, duke filluar nga më të njohurat siç janë: Bitcoin, Etherum, etj.

Krasniqi në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon 1.5 Bitcoin, vlera e të cilave aktualisht është mbi 43 mijë euro, 100 Etherum me vlerë rreth 170 mijë euro, 100 BNB me vlerë prej rreth 30 mijë euro, etj.

Përndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) me herët kishte kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos të investojnë në valuta digjitale me arsyetimin se nuk janë të sigurta, përderisa një kërkesë e tillë është shpërfilluar nga deputeti Krasniqi.

Memli Krasniqi përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat