Dje serbët kanë festuar kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.
Por këtë festë e ka uruar ish i dërguari i ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”, kishte shkruar Grenell në Twitter.
Për këtë ka reaguar analisti Skënder Mulliqi, duke thënë se Kosova pati fatin që së bashku me Trumpin ikën Grenelli dhe Bolton të cilët ishin ideator të shkëmbimit të territorit.
Postimi në Facebook:
Grenell diplomacia deshi ta varros shtetin e ri të Kosovës! Për secilin njeri thonë "mos e vet se të kallxon vet", se cili është në fakt. Grenell që deshi ta ndajë Kosovën në mënyrën më brutale, nuk e la pa dalë në përkrahje nacionalizmit serbomadh. Nuk trusi pa e përmendur Betejën e Vidovdanit në Fushë Kosovë. Një betejë të humbur të serbëve. Nuk ishte dashur kurrë ky far Grenelli ta shkelë tokën e Kosovës. Një njeri që ngre dolli me shlivovicë serbë në Beograd, ka qenë e ditur se kemi të bëjmë me një proserb të thekur, të cilin fatkeqësisht e përkrahën edhe disa ish pushtetarë të vjetër karrierist të Kosovës. Por, thonë se në çdo fatkeqësi ekziston edhe një fat. Shqiptaret patën fat të madh që u largua nga pushteti presidenti, Donald Tramp e bashkë me të ikën edhe proserbët, Bollton dhe Grenel, dy ideatorët e shkëmbimeve territoriale të Kosovës me Serbinë....