Familja e Haki Imerit me mesazh të qartë për Memli Krasniqin: Thaçi dhe Veseli nuk do të kthehen në vjeshtë

Aktuale

Familja e Haki Imerit me mesazh të qartë për Memli Krasniqin: Thaçi dhe Veseli nuk do të kthehen në vjeshtë

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:15
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Dje, u mbajtën zgjedhjet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kryetar i kësaj partie u zgjodh Memli Krasniqi.

Ai gjatë fjalimit të mbajtur, tha se do ta vazhdojë rrugën e ish kryetarëve të kësaj partie, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Për këtë deklaratë, ka reaguar familja e Haki Imerit, anëtari i vrarë i Lidhje Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, familja Imeri i ka parashtruar disa pyetje Krasniqit.

Po ashtu, i kanë bërë të qartë Krasniqit, se Thaçi dhe Veseli nuk do të kthehet në vjeshtë.

Postimi i plotë:

Z.Memli Krasniqi, urime posti i kreut te PDK-se.

 Sot në konventën  e PDK-se deklarove;  se do te shkosh rrugës se Thaçit dhe Veselit, a po i bie se do ta riaktivizosh Shik-un ?!

Do të persekutosh, torturosh, vrasësh kundërshtar politik siç bënë dy paraardhësit tuaj!

- kohërat kanë ndryshuar , Z Krasniqi,  e kaluara  kriminale e krerëve të PDK-së duhet të të shërbejë  si mësim i dhimbshëm historik në mënyrë që ta kuptosh drejt se rruga e tyre të çon në Ferr (Burg) siç i çoje edhe ata, pra rruga e tyre nuk të sjellë dobi.

Sidoqoftë , kjo vjeshte është sfida jote e parë dhe po e ndoqe rrugën atyre shefave tu mund të jetë edhe e fundit, në aspektin politik si kreu i PDK-së.

 Ndryshoni nëse doni të përparoni bëhuni të sinqertë, tregojuni elektoratit të vërteten mos e mashtroni dhe gënjeni se  kinse Thaçi e Veseli 'kthehen' në Vjeshtë...

Sepse s'kthehen në Vjeshtë, dhe as në Vjeshtën tjetër ...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat