Ky është këshilltari i ri i kryeministrit Albin Kurti

Aktuale

Ky është këshilltari i ri i kryeministrit Albin Kurti

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:10
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Bici do të fillojë pranimin e palëve në zyrën e tij më 8 korrik.

“Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat