Pas shkarkimit, Bordit të RTK-së i vjen edhe një lajm i keq – Pozhari kërkon t‘iu bëhet një kat në Dubravë!

Aktuale

Pas shkarkimit, Bordit të RTK-së i vjen edhe një lajm i keq – Pozhari kërkon t‘iu bëhet një kat në Dubravë!

Nga: A.M Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:38
Radio Televizionit të Kosovës (RTK)

Sot, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Pas këtij vendimi ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ai tregoi edhe hapin e dytë të cilin duhet ta marrë qeveria për bordin e shkarkuar të RTK-së.

“Si hap i dytë, një kat i Dubravës do të duhej të rezervohej për keqpërdoruesit që e shkatërruan këtë medium dhe plaçkitën taksat tona”, shkroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shkarkimi i bordit të RTK-së do të duhej të ishte veç hapi i parë.

Si hap i dytë, një kat i Dubravës do të duhej të rezervohej për keqpërdoruesit që e shkatërruan këtë medium dhe plaçkitën taksat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat