Besian Mustafa i reagon Enver Dugollit: Pse më 1999 nuk i thojshe Amerikës...

Aktuale

Besian Mustafa i reagon Enver Dugollit: Pse më 1999 nuk i thojshe Amerikës...

Nga: P.R Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:27
Besian Mustafa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, përmes një postimi i ka reaguar Ambasadës Amerikane në Prishtinë, e cila deklaroi se shkarkimet e njëanshme të bordeve dëmtojnë institucionet publike.

Sipas Dugollit, ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

““Lëvizja VETËVENDOSJE!, me listën fituese të referendumit, me 14 shkurt 2021 mori obligim që pritjet e qytetarëve për ndryshim t'i përmbush. Prandaj, ne po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrim. Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli, përcjellë “Bota sot”.

E ndaj Dugollit ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

“Pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 “kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran”?”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat