Merreni me mend, protagonistët e “Pronto-s” “i kapen për fustani” vajzës së Kurtit!

Aktuale

Merreni me mend, protagonistët e “Pronto-s” “i kapen për fustani” vajzës së Kurtit!

Nga: M.L. Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:05
Albin Kurti me bashkëshorten dhe vajzën

Një fustan i vajzës së kryeministrit Albin Kurti, të cilin e kishte të veshur në festivalin ndërkombëtar të filmit në Kanë, çoi peshë gjithë Kosovën. Një tragjikomedi të cilën mund ta prodhojë vetëm politika e Kosovës, e cila ndër vite ka qenë një “fabrikë” e skandaleve.

Fillimisht u tha se fustani kishte çmimin 490 dollarë, më pas doli se ishte i huazuar nga dy dizejnatore të Kosovës, e krejt në fund këto dy të fundit dolën me reagim duke thënë se fustani i ishte falur apo dhuruar vajzës së kryeministrit.

Pra, lajmi për këtë fustan mbuloi thuajse çdo zhvillim që ndodhi në Kosovë ditën e premte. E gjithë kjo doli të jetë në dobi të diezejnatoreve të fustanit, të cilat u bënë të njohura edhe më shumë se sa që janë.

Kurti ka shkuar në Kanë të mbështes një film nga Kosova bashkë me familjen e tij. Kjo natyrisht se do t`i ndihmojë Kosovës në përfaqësimin e saj diplomatik.

E kur jemi te diplomacia, situata me fustanin na kthen në retrospektivë, duke na kujtuar se sa të dobët i kemi pasur diplomatët ndër vite.

Ata kanë prodhuar skandale të njëpasnjëshme duke filluar nga shpenzimet marramendëse me para të buxhetit të shtetit, rrahjet brenda zyrave të tyre e shumë sjellje të tjera të pahijshme nëpër ambasada për të cilat jemi turpëruar të gjithë.

Kujtojmë këtu rastin kur një sekretare e një ambasade kishte sulmuar fizikisht ambasadorin dhe një punonjëse tjetër.

Një zyrtar tjetër ishte arrestuar në gjendje të dehur etj. Skandalet rriteshin ndërsa numri i njohjeve binte!

Për më tepër këto skandale e rreshtonin Kosovën në mesin e vendeve me korrupsion të lartë, drejtësi të brishtë e krim të organizuar.

Mjafton t`i shohim raportet e organizatave ndërkombëtare.

Kur i bëjmë këto krahasime na duken absurde gjithë reagimet për veshjen e vajzës së kryeministrit. Si përfundim, mund të themi se vitet kanë kaluar por memoria e qytetarëve nuk është zbehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat