“Shpërthen” Geci ndaj Lutfi Hazirit: Kur Amerika e zbuloi tradhtinë, Thaçin e çoi në burg, LDK-në në pension

Aktuale

“Shpërthen” Geci ndaj Lutfi Hazirit: Kur Amerika e zbuloi tradhtinë, Thaçin e çoi në burg, LDK-në në pension

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:05
Hashim Thaçi dhe Lutfi Haziri

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ndaj Lutfi Haziri i cili ka kritikuar Albin Kurtin për takimin në kuadër të dialogut me Aleksandër Vuçiqin.

Geci thotë se Luta është mësuar me negociua me kompromise, derisa shton se këto kompromise e kanë çnuk Kosovën dhe i marr territore.

Ai shton se ata që kanë bë kompromise nga brenda e kanë plaçkitur Kosovën.

E këtë sipas Gecit, kur e diktoi Amerika këtë tradhti të negociatorëve, Hashim Thaçin e çoi në burg, kurse Lutën me LDK-në në pension.

Tutje Geci në shkrimin e tij dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se kryeministri Albin Kurti po shkon rrugës së presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Reagimi i plotë:

Lutfi Haziri: Kurti nuk është i gatshëm me negociuar, vetëm bisedon për dialog

Lutfi Haziri yryshgjia i ndërrimit të territoreve kumbara i të gjitha koalicioneve dhe përkrahësi i Thaçit paska ngrënë kumbulla  të verdha si gjithmonë aso kumbullash të Shumadisë.

Kumbullat që para pak muajve i mbeten në fyt dhe i zëri trishtimi vetë Luten dhe LDK-në si dhe mbështetësit e tyre, e sherri tyre edhe mua si një aktivist që e mbaj mbi supe e mia barrën 30 vjeçare të LDK-së dhe të ish liderit Rugova.

Luta paska thënë: Albini nuk negocion por veç bisedon...!

Nuk është çudi Luta i LDK-së u mësua me negociua e negociatat kanë kompromise, e me kompromise Luta dhe shefat e tij e kanë çnuk Kosovën qosheve duke i marrur territore, kurse nga brenda e kanë vjedhur e plaçkitur pa kompromis, kur e diktoi Amerika tradhtinë e Lutës dhe negociatorëve të tij, Thaçin e çoj në burg e Luten me parti e çoi në pensi.

O Lutfi zeza Kurtin dhe popullit e Kosovës e keni lodhur me kompromise, ja keni gërditur dynjanë, me kompromiset e  juaja e sollët Serbinë këmbëkryq anë Kosovë.

Kurti nuk e ka marrur votën me negociuar, por të kërkoi njohje reciproke dhe ti shikoi marrëveshjet e dëmshme që ja ke bërë atdheut, dhe ti tregoi Vuçiqit ty Lut, Hashimit, Kristaqit dhe tradhtarëve tjerë si ju si dhe  defatoreve dhe tupangjive të juaj që kur ju humbeshit me negociata dhe kompromise ata ju bënin zhurma me defa e tupana, ju me zhurmë dhe antiamelikanizem në dorë na e keni lodhur bythën, zhurmën e bajshit derisa binin në binare poshtërsitë e juaja gjatë kompromiseve.

Pastaj more Lutë Kurti nuk i shkel rezolutat e miratuara në parlamentit,ashtu siç i shkelnit ju.

Kurti me Vuçiqin nuk negocion për territore ai e respekton votën dhe rezolutat e parlamentit që ju i keni miratuar por nuk ju keni përmbajtur rezoluta këto që ju detyrojnë të mos bëni kompromis përveç njohjes reciproke me Serbinë.

Kurti po shkon vijës së presidentit Rugova.

A te kujtohet Lut kur filluat bisedimet me Serbinë në Vjen, kur Rugova ishte i sëmur, ju bashkoi të gjithëve dhe ju thotë shkoni ne Vjen dhe nuk guxoni te negocioni për Kosovën dhe negociatat që do te zhvilloni duhet te jenë as më shumë as ma pak se pavarësi pa kushte.

Lut a te kujtohet kur ti Lutë për së gjalli të Rugovës kishe biseduar me dikë për ndarje dhe Rugova ta tërhoqi vërejtjen publike, rri ti gërdhelja e m... kush je ti që guxon me folur për ndarje.

Lut  Kurti deri me sot nuk e ka bërë asnjë gabim, ne atë moment kur te gabon mua ka me me pasur kundërshtarin e parë dhe do ja bëjë më zi se ty.

Kurti në Bruksel Vuçiqit ja ka përplasur fytyrës dhe ja ka ngarkuar Serbisë karrocën me krime kundër shqiptarëve gjatë dy shekujve, duke ja hupur ymydin se do ta nderon Serbin me teritore si peshqesh për gjenocidin që ua ka bërë shqiptarëve, ashtu si e keni nderuar ju tradhtarët e ri shekullit 21.

Gjithashtu Kurti ne Bruksel ja përkujtoi Serbisë me argumente gjenocidin e fundit dhe vrasjen e 1133 fëmijëve të vrarë dhe 20 mijë gra të dhunuara dhe shpërnguljen e 1 milion shqiptarëve. LDK që të ka emëruar ty kryetar Gjilani e ka fundin me sene të re, prit Lut deri në sene të re se edhe neve po presim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat