Kryeministri Kurti kujton 11 vjetorin e vendimit të GJND-së, përmend edhe dialogun me Serbinë

Aktuale

Kryeministri Kurti kujton 11 vjetorin e vendimit të GJND-së, përmend edhe dialogun me Serbinë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 11 vjetorin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), vendosi në favor të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se dy muaj më vonë Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që bënë thirrje për dialog, paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot mbushen 11 vjet që kur GJND-ja vulosi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Më pak se 2 muaj më vonë, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që bën thirrje për një dialog për paqe dhe progres në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu në Bruksel ka të bëjë me statusin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, ka shkruar Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat