Kurti befason me propozimin e radhës: Kështu zgjidhet përfundimisht konflikti Kosovë-Serbi – përmend bashkimin me Shqipërinë

Aktuale

Kurti befason me propozimin e radhës: Kështu zgjidhet përfundimisht konflikti Kosovë-Serbi – përmend bashkimin me Shqipërinë

Nga: A.M Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka ardhur me një propozim për zgjidhjen e konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkoi bashkimin e Kosovës dhe Shqipëisë, si dhe bashkimin e Serbisë me Republika Serbska në kufinjtë ekzistues.

“Me këtë zgjidhje çdokush merr diçka siç kërkon edhe Vuçiqi dhe paqja do të sigurohet në rajonin ballkanik.

Kjo zgjidhje duhet të jetë jo vetëm në interesin e shqiptarëve dhe të serbëve por edhe të ndërkombëtarëve”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Propozimi im për zgjidhjen e konfliktit  mes  Kosovës dhe Serbisë por edhe në rajon është:

- Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë në kufinjtë ekzistues.

- Bashkimin e Serbisë me Republika Serbska në kufinjtë ekzistues.

Me këtë zgjidhje çdokush merr diçka siç kërkon edhe Vuçiqi dhe paqja do të sigurohet në rajonin Ballkanik.

Kjo zgjidhje duhet të jetë jo vetëm në interesin e Shqiptarëve dhe të Sërbeve por edhe të ndërkombëtarëve.

Kjo zgjidhje na siguron se në rast në të ardhmen dështon anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, apo edhe nëse në të ardhmen shpërndahet BE - konflikti Shqiptaro-Serb do të ketë marrë zgjidhje përfundimtare.

Hyrja e shteteve tona në BE do ta sjellë për pasojë hapjen e kufinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat