Sulmi ndaj Përparim Ramës, nga LDK tregojnë kush e qëlloi kandidatin e tyre me vezë

Aktuale

Sulmi ndaj Përparim Ramës, nga LDK tregojnë kush e qëlloi kandidatin e tyre me vezë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 20:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar pas sulmit me vezë ndaj kandidatit të kësaj partie për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa ishte duke e zhvilluar një aktivitet në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, thotë se Rama është sulmuar nga një grup i të rinjve të cilët brohorisnin “Vetëvendosje”.

Ajo shton se pas këtij incidenti, nuk ka vend për panik.

“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panik, Përparimi po vjen për Prishtinën!”, ka thënë Halimi.

Pas kësaj ndodhie, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Rama, që përdori llogarinë e tij në Facebook, të flet për këtë ngjarje.

Ai ka thënë se takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira dhe të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e te hapura janë baze e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panik. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia. #PR4PR”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, është sulmuar me vezë gjatë ditës së sotme. Derisa ishte duke e zhvilluar një aktivitet në lagjen “Vranjevc” të kryeqytetit, disa persona gjuajtën me vezë në drejtim të tij.

Sipas dëshmitarëve që shkrepën fotografi e pamje nga vendi i ngjarjes, dikush nga të pranishmit mori lëndime në kokë nga gjuajtja me vezë, por nuk bëhet fjalë për lëndime serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat