E kritikuan pse Kurti shkoi në Kroaci pas ngjarjes së rëndë / Pozhari me një reagim të ashpër: Vëni pak gishtin në kokë

Aktuale

E kritikuan pse Kurti shkoi në Kroaci pas ngjarjes së rëndë / Pozhari me një reagim të ashpër: Vëni pak gishtin në kokë

Nga: N. H Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:31
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Lidhur me këtë vizitë ka pasur edhe prej tyre që e kanë kritikuar, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, në mbështetje të shefit të qeverisë së Kosovës, ka dalë analisti politik Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se këta që po e kritikojnë Kurtin duhet ta vëjnë gishtin në kokë e të mos bëjnë politikë pas kësaj tragjedie të tmerrshme.

Ja shkrimi i tij:

Të njëjtit që thonin pse Kurti nuk u kthye në rastin e Deçanit, tani thonë pse shkoi në Kroaci!

Asnjë i vdekur (shyqyr Zotit) nga helmimi në Deçan. 10 të vdekur fatkeqësisht në aksident.

Vëni pak gishtin në kry dhe mos bëni politikë së paku në kësi tragjedi të tmerrshme. Përmbajeni atë mllef neveritës që e keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat