Agim Bahtiri reagon ashpër – paralajmëron padi ndaj këtyre dy personave

Aktuale

Agim Bahtiri reagon ashpër – paralajmëron padi ndaj këtyre dy personave

Nga: A.M Më: 26 korrik 2021 Në ora: 21:11
Agim Bahtiri

Një medium lokal në Mitrovicë, pak më parë raportoi se kryetari i komunës Agim Bahtiri ka blerë tokë tek Liqeni Akumulues.

Ndaj këtij raportimi, ka reaguar kryetari i Mitrovicës i cili ka mohuar një gjë të tillë.

Madje, Bahtiri tha se medium në fjalë po tenton ta shantazhoj atë në prag të fushatës zgjedhore.

Ai paralajmëroi se nesër do të bëjë padi ndaj udhëheqësve faktik të kësaj faqeje, Shkumbin Kajtazi dhe Behar Mangjolli, përcjell “Bota sot”.

“Askush nuk ka mundur dhe nuk mundet të më shantazhoj, sepse puna ime gjithmonë ka qenë transparente, e dokumentuar dhe në dobi të qytetarëve”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Postimi i plotë

Shkrimi i një "mediumi" se gjoja unë kam blerë tokë tek Liqeni Akumulues janë shpifje e pastër ndaj meje.

Faqja e Facebook-ut që vetën e quan "gazetë" dhe që nuk është e regjistruar në asnjë institucion të Kosovës të mediave, në prag të fushatës zgjedhore po tenton të më shantazhoj me shkrime sulmuese.

Pasi që kjo faqe nuk është e regjistruar dhe rrjedhimisht nuk është subjekt juridik, nesër do të konsultohem me avokatin tim për të bërë padi ndaj udhëheqësve faktik të kësaj faqeje, Shkumbin Kajtazi dhe Behar Mangjolli.

Askush nuk ka mundur dhe nuk mundet të më shantazhoj, sepse puna ime gjithmonë ka qenë transparente, e dokumentuar dhe në dobi të qytetarëve.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat