Profesori e quan tradhtar Edi Ramën: Ja si mori pjesë në projektin për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Profesori e quan tradhtar Edi Ramën: Ja si mori pjesë në projektin për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:09
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar sërish ndaj takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai e cilësoi si të papranueshëm afërsinë e Ramës me Vuçiqin, madje ai tha se kjo është një sjellje arrogante.

Maxharraj u shpreh se Rama i përbuzi udhëheqësit e Kosovës, kurse u përqafua me armikun më të madh të shqiptarëve, Aleksandër Vuçiqn.

Në vazhdim, profesori përmendi edhe disa udhëheqës të Shqipërisë të cilët bashkëpunuan me Serbinë dhe vepruan kundër Kosovës, ndër ta: Esat Pashë Toptanin, Enver Hoxhën dhe Fatos Nanon.

”Kurse, rrugën e tradhtisë kombëtare po e vazhdon edhe tani në dëm të Kosovës edhe Edi Rama, i cili hapatas qe disa vite përzihet në mënyrë flagrante në punët e Kosovës, sidmos kur ishte fjala ai mori pjesë në planet proruse-serbe për ndarjen e Kosovës, dhe tani së fundit duke vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin në dëm të Kosovës”, shkroi profesor Maxharraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

TRADHTIA KOMBËTARE PO VAZHDON SI TRADITË

Nuk është punë e imja të vlerësoi punët qe Edi Rama si kryeministër i bënë për Shqiperinë. Këtë duhet vetë ta vlerësojnë qytetarët e Shqipërisë pasi që Edi Rama ëshë produkt i tyre.

Por, kam te drejtë të vlerësoj raportet dhe punët e këqija të tij deri në çmenduri që ai po i bënë në dëm të Kosovës.

Më sjelljet e tij arrogante ndaj Kosovës nuk po kanë te ndalur. Është i papranueshëm afrimi i tij me çetnikun, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, një vrastar ordinar i shqiptarëve në dëm të Kosovës.

Me çfarë të drejte ai i injoron vëllëzërit dhe motrat prej mishi e gjaku në Kosovë dhe hidhet turpërisht në përqafim të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, i cili kur takohet me të përqafohet më fortë se me vëllaun e vet, kurse i përbuzë liderët e Kosovës.

Po kush është ky halabak njeri me një sjellje arrogante, të pisët e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqishëm i rrastë vrastarit Aleksandër Vuçiq.

Nuk ka të drejtë që kjo qenie amorfe njerëzore të bënë plane, skica, harta për ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiqin.

Nuk ka të drejt ky njeri me dy fytyra të bënë çfarëdo marrëveshje me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës, qoftë ai Minishengen apo Ballkani i Hapur, për të ia hapur dyert Serbisë që të depërtoi edhe në tokat arbnore për të dominuar në Ballkanin Përendimor.

Është koha e fundit që shteti i Kosovës, nëse Edi Rama e njeh si shtet pasi që Vuçiq nuk e njeh, të ia bëjë me dije këtij katili, këtij tradhtari të kombit se nuk guxon të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, e as te flas në emër të saj.

E them këtë sepse Kosova nuk është jetime, sepse Kosova e ka zotin e shtëpisë i cili, apo e cila, flet në emër të Kosovës dhe se nuk pranon asnjë tutor nga jashtë e më së paku Edi Kristaq Ramën.

Çka i thonë kësaj veç tradhti kombëtare të një njeriut i cili për hatër të shkaut, për hatër të vrasësit të shqiptarëve Aleksandër Vuçiq bënë ndarjen e kombit, e bënë prishjen e raporteve me vëllëzërit nga Kosova.

Një sjellje e këtillë nga ana e shtetit te Kosovës duhet rreptësishti ti ndalohet.

Por, megjithatë Edi Rama si duket po e vazhdon traditën kur edhe shumë krerë shtetëror të Shqipërisë në të kaluarën kanë bërë moqesi me Serbinë, e cila historikisht na ka pre dhe vra, na ka sakatu dhe masakru.

Shikoni më poshtë këto figura të cilat ranë në ujërat e tradhtisë kombëtare duke bashkëpunuar ngushtë me Serbinë në dëm të kombit.

Se pari, Esat Pashë Toptani u lidh dhe bashkëpunoi ngushtë me Mbretin e Serbisë, Nikolla Pashiqin duke bërë pazare më trojet shqiptare (i cili ia dha Shën Naumin,etj).

Se dyti, Enver Hoxha i cili u lidh ngushtë me jugosllavët gjatë luftës, Dushan Mugoshën, Miladin Popoviqin,etj të cilët i ndihmuan të vijë në pushtet, duke i ndjekur dhe persekutuar patriotët e Ballit Kombëtar te cilët luftonin jo për komunizëm, por për çështjen e çlirimit nacional kombëtar me vlera perëndimore. Kurse periudha e udhëheqjes së tij pas luftës veç dihet.

Se treti, Fatos Nanon po ashtu lidhi miqësi me santrapin Sllobodan Millosheviq i cili derisa Kosova po pëplasej me diktaturën e tij, Fatos Nano pa një pa dy, në një takim në Kretë të Greqisë u sugjeroi shqiptarëve se rruga e Kosovës drejtë së ardhmes së saj duhet të kalojë kah Beogradi.

Se katërti, rrugën e tradhtisë kombëtare po e vazhdon edhe tani në dëm të Kosovës edhe Edi Rama, i cili hapatas qe disa vite përzihet në mënyrë flagrante në punët e Kosovës, sidmos kur ishte fjala ai mori pjesë në planet proruse-serbe për ndarjen e Kosovës, dhe tani së fundit duke vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin në dëm të Kosovës.

Pra, siç po shihet tradita po vazhdon, s'po ka të ndalur, deri kur kështu, mbase derisa të vetëdijesohen shqiptarët se kah po i dërgon kjo rrugë e tradhtisë të cilën po e marrin liderët e Shqipërisë njëri pas tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat