Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë publikuar disa emra që sipas tyre janë në “Listën e Zezë” të SHBA-së.
Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, janë disa emra që sipas familjes Imeri janë ‘non grata’ nga SHBA.
Është për çudi se këto personalitete tashmë garojnë për kryetar komunash në Kosovë.
Postimi i familjes Imeri:
Partitë politike që garojnë me kandidatë për kryetar komunash të cilët jo pahiri gjenden në listën e zezë amerikane nuk i sjellin ndonjë të mirë partive as Kosovës!
- ata që janë persona non grata për Amerikën duhet të jenë larg politikës!
AAK -ja me Daut Haradinaj
PDK-ja me Ramiz Lladrovcin
PDK-ja me Sami Lushtakun
PDK-Rrustem Mustafa etj
bile shpesh i dëgjon të thonë se sa proamerikan dhe sa shumë e duan Amerikën ? ...
Nuk është marre të merreni me bagëti tash keni qindra hektar toke ose mijëra hektarë tokë... është marre të mbetet djerrinë
- keni blere pas luftës hektarin 5 euro, nderone token duke punuar
-faktikisht ai është edhe zanti me të cilin mund të krenoheni
dhe aty nuk u pengon lista e zezë nëse ajo nuk merr kahje tjetër?