​Erërat rendojnë situatën me zjarret në Bjeshkët e Nemuna, evakuohen tri familje në Shtupeq

Aktuale

​Erërat rendojnë situatën me zjarret në Bjeshkët e Nemuna, evakuohen tri familje në Shtupeq

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Situata e krijuar nga zjarri në Bjeshkët e Nemuna është rënduar ditën e sotme, për shkak të erarëve më të mëdha që po mbretërojnë.

Deri tani në fshatin Shtupeq të Rugovës janë evakuuar tri familje të cilat janë konsideruar të rrezikuara nga zjarri.

Ndërkohë zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë ndërhyre për të fikur zjarrin.

KosovaPress do t’ju mbajë të informuar rreth të rejave nga kjo zonë pas situatës së krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat