Këshilltari i Konjufcës: Ja pse talebanët do të dështojnë, ky shtet mund të tentojë të përzihet

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës: Ja pse talebanët do të dështojnë, ky shtet mund të tentojë të përzihet

Nga: A.Zh Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:16
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glak Konjufca, ka thënë se talebanët do të dështojnë dhe se ata nuk do të mund të qeverisin gjatë me këtë qasje.

Ai ka thënë se gjasat që atyre t’iu ndihmojë dikush, janë të vogla, përcjell Bota sot.

Sipas Talit, atje do të tentojë të përzihet edhe Rusia, mirëpo siç ka thënë ai, për shkak të shumë faktorëve nuk mund të jetë influencuese.

Reagimi i tij në Facebook:

Talebanët nuk do të mund të qeverisin gjatë (me këtë qasje).

Edhe gjasat që t'iu ndihmojë dikush, siç ishte më parë bie fjala Bin Ladeni me financuesit tjerë saudit dhe vehabi të shteteve tjera të Gjirit, të pasura me naftë, janë të vogla.

Sepse mbreti i ri Saudit, Selmani, veç ka fillu me reforma moti të nevojshme për atë shtet, por dhe nën trysninë e Fuqive të Mëdha e ka ndal financimin e OJQ've vehabiste gjithandej, fakt që ka bërë që të ulet intensiteti i aktivitetit tyre.

Nga ana tjetër Irani, si sponzorues i Ehli Bejtit, për shkak të dallimeve sektare nuk përzihet.

Rusia mbase do të tentojë, por për shkak të shumë faktorëve nuk mund të jetë influencuese. Ngjashëm, pak a shumë, qëndron edhe Kina.

Prandaj talebanët do të dështojnë. Si është ajo thënia "me kon lehtë me majtë shpi Kola jem i kish majtë dy".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat