Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, prokuroria ia cakton dënimin njërit nga të dyshuarit

Aktuale

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, prokuroria ia cakton dënimin njërit nga të dyshuarit

Nga: A.M Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:04

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit Arbër Sejdiu, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S.,më 22 Gusht 2021, gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur i pandehuri tjetër D.K., ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës, ku, me këtë rast i njëjti (A.S.) ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht në vdekjen e të ndjerës.

Ku​ më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se i pandehuri Arbër Sejdiu me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat