Pendohet Xhevdet Pozhari, i kërkon falje publike Kimete Berishës

Aktuale

Pendohet Xhevdet Pozhari, i kërkon falje publike Kimete Berishës

Nga: A.Zh Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:28
Xhevdet Pozhari, Kimete Berisha

Analisti Xhevdet Pozhari, i ka kërkuar falje publike opinionistes Kimete Berisha.

“Kimetja me e kritiku Agim Bahtirin edhe e ka një rend, ama Arben Vitinë? Budallicë”, kishte shkruar Pozhari në një postim në Facebook, disa ditë më parë.

Por, ai sot ka thënë se do të donte që të mos e kishte shkruar kurrë këtë postim, ku e ofendonte Berishën, përcjell Bota sot.

“Sot dua të tërhiqem publikisht nga një status dhe të kërkojë falje pse e kam shkruar. Do të doja kurrë mos ta kisha shkruar statusin ku e ofendoj Kimeten. I kërkoj falje publike.

Në këto kohë kur duhet t'i përkrahim maksimalisht gratë, respekti nis nga fjalët që zgjedhim t'i përdorim”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në një postim në Facebook.

Analisti është vënë në qendër të kritikave të shumta, pas një deklarate të tij lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat