Haradinaj: Nënë Tereza i dha botës shembullin më unik të humanizmit

Aktuale

Haradinaj: Nënë Tereza i dha botës shembullin më unik të humanizmit

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:00
Nënë Tereza

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ka vlerësuar lartë figurën e saj.

Sipas tij, ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.

Postimi në Facebook:

111 vjet më parë u lind Shën Tereza!

Fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.

Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat