Varianti Mu, flet ministri Vitia: Po e përcjellim situatën

Aktuale

Varianti Mu, flet ministri Vitia: Po e përcjellim situatën

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:52
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit të ri të COVID-19 Mu dhe tha se janë duke e përcjellë situatën.

Ai tha se për këtë është koordinuar me IKSHPK-në dhe se janë në vëzhgim të secilit variant të mundshëm.

“IKSHPK na ka njoftuar menjëherë se është një variant që dihet shumë pak për të, por edhe nga mekanizmat kredibilë dihet pak për të. Bashkë me IKSHPK-në jemi duke e përcjellë me shumë vëmendje jo vetëm për këtë variant, por edhe të tjerë.

Do të vijmë në përfundime të tilla në qoftë për masa apo diçka tjetër që vijnë nga rekomandime të ekspertëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat