Debati i Bledit të Sllovenisë dhe përplasja e Edi Ramës me presidentin Bullgar/ Kush e zbuloi që Rama mori para...

Aktuale

Debati i Bledit të Sllovenisë dhe përplasja e Edi Ramës me presidentin Bullgar/ Kush e zbuloi që Rama mori para...

Nga: N.Sh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:21
Edi Rama

Profesor dr. Enver Bytyçi ka treguar detaje për debatin që u zhvillua në Bled të Sllovenisë dhe përplasjen e kryeministrit shqiptar Edi Ramës me presidentin e Bullgarisë.

Profesor Bytyçi shkruan edhe për gënjeshtrën që Emmanuel Mcroni ia zbuloi Edi Ramës se ka marrë para nga SHBA për strehimin e afganëve.

“Tani që shqiptarët u familjarizuan me gënjeshtrat e Edi Ramës, ky i fundit ka nis fushatën e mashtrimeve ndaj ndërkombëtarëve. Por ata nuk të falin kur është fjala për integritetin e tyre!”, shkruan Bytyçi.

Postimi i plotë:

Në Bled të Sllovenisë u bë një debat. Kryeministri i Shqipërisë i bëri një coke të mirë Zoran Zaevit dhe kritikoi ashpër presidentin e Bullgarisë për qëndrimin bullgar ndaj integrimit të Maqedonisë së Veriut.

Por presidenti bullgar iu përgjigj po ashtu ashpër Edi Ramës. I kujtoi atij se integrimi nuk është dhuratë, por është realizim standardesh. Çka do të thotë se topi u kthye te kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk lë rast pa anashkaluar detyrimet e tij për integrimin, duke kritikuar Bashkimin Evropian.

Ndërkaq Emmanuel Macron nxori në shesh një gënjeshtër tjetër të Edi Rames. Tha se kryeministri ynë ka marrë para nga SHBA për strehimin e afganeve. Kjo deklaratë ishte dekonspirim i Edi Ramës, sepse ai kritikoi shtetet e NATO-s pse nuk paguajnë për afganet.

Tani që shqiptarët u familjarizuan me gënjeshtrat e Edi Ramës, ky i fundit ka nis fushatën e mashtrimeve ndaj ndërkombëtarëve. Por ata nuk të falin kur është fjala për integritetin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat