Bekim Jashari: Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet

Aktuale

Bekim Jashari: Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:08
Foto

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka dhënë një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim.

Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra mbi popullin tonë të pafajshëm, mbi fëmijët si Leutrimi 7 vjeç, të cilin e vranë mizorisht në oborr të shtëpisë.

Një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim. Sot, bashkë me Gjeneral, Ilaz Derguti, drejtorë komunal, asambleistë, qytetarë dhe dy djemtë e heroit Malush Ahmeti, Bahri e Besnik M Ahmeti, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i vëllait të tyre, Leutrim Ahmetit, djalit të heroit, Komandant Malush Ahmeti. Komandantit Malush Ahmeti çetnikët serb 23 vite me parë ia vranë djalin 7 vjeçar, kurse sot njerëzit e këtij vendi, pa pikë turpi, ia largojnë djalin tjetër nga puna, vetëm pse ai vendosi që të jetë zë i të rinjve e fëmijëve të dëshmorëve në Kuvendin tonë Komunal. Njerëzit e tillë përgjigjen e merituar do ta marrin me 17 tetor, sepse nuk ka kthim mbrapa, ka vetëm vendosmëri për të ecur bashkë, në jetësim të amanetit të të rënëve tonë.

Lavdi të përjetshme Leutrim Ahmetit dhe gjithë fëmijëve që ranë në luftën tonë heroike”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat