Besnik Tahiri pret në takim Lajçak, tregon se çka biseduan

Aktuale

Besnik Tahiri pret në takim Lajçak, tregon se çka biseduan

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:22
Foto nga takimi

Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai një ditë më parë është takuar me kreministrin Albin Kurti. Kurse, sot ka zhvilluar takim me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryetarët e partive opozitare.

Ai u takua edhe me përfaqësues të AAK-së, Besnik Tahirin.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës dialogu dhe kjo nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.

“Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.

Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat