Ky është veprimi i Prokurorisë për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Aktuale

Ky është veprimi i Prokurorisë për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:36
23 vjeçarja

Një vajzë 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit ka vdekur në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Sipas kësaj të fundit, e reja u nda nga jeta si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark).

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

Rasti i vdekjes së saj po trajtohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj.

Pas lajmit për vdekjen e 23-vjeçares Klinika Emergjente e QKUK-së ka dalë me një njoftim për media, në të cilin u tha se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat