Mimoza Kusari: Do e mposhti Ardian Gjinin

Aktuale

Mimoza Kusari: Do e mposhti Ardian Gjinin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 00:57
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se do ta mposht kryetarin aktual të Gjakovës, Ardian Gjinin në zgjedhjet e 17 tetorit.

Do e mposhtë Gjinin, sepse është një mundësi, dhe një projekt ideal për komunën e Gjakovës, realizimi i të gjitha atyre projekteve që munguan në mungesën e qeverisë, atëherë edhe pse nuk na mbështeti, kësaj radhë vijmë fuqishëm bashkë për Gjakovën, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Për Gjakovën e zhvilluar, për kthimin e të rinjve ne aq sa kemi pas hapësire, dhe mbështetje kemi bërë.

 Gjakova është sot shtëpi e Jakova Innovation Center që ka fillu para se unë të vija, pra si ministre e Tregtisë, qendra Bone Vet është në Gjakovë, është parku Ali Podrimja që është kryer në kohën sa unë isha në Gjakovë, kemi hartën industriale, gjithashtu brendinë e Gjakovës, dhe vendosjen e Gjakovës në hartë ku e ka vendin, zemra, energjia dhe fokusi ynë është për Gjakovën”, tha Kusari Lila në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat