Vazhdon vaksinimi në “1 Tetori”, qytetarët të kënaqur me menaxhimin e pandemisë

Aktuale

Vazhdon vaksinimi në “1 Tetori”, qytetarët të kënaqur me menaxhimin e pandemisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Procesi i vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon edhe gjatë ditëve të vikendit, ku shumica e qytetarëve janë të vaksinuar me dozën e dytë.

Qytetari Efqet Berisha tregon që është i vaksinuar me dy dozat antiCovid, dhe që lavdëron institucionet shtetërore për menaxhimin e pandemisë.

Berisha: Jam i kënaqur me menaxhimin e pandemisë

“Prej që e ka marrë Albini, kur punon njeri mirë s’ka lidhje partia po kanë punuar mirë. Se në kohë nuk i kanë pru vaksinat, kanë mundur më herët mi pru. Tash po ja lënë fajin Albinit, ai nuk mundet tash secilin qytetarë mi thonë hajde vaksinohu, edhe ju ka thonë qytetarëve hajde merreni por qytetarët janë frikësuar,” ka thënë ai.

Po ashtu edhe Muharrem Miftari tregon se është vaksinuar me dozën e dytë.

Teksa shprehet i kënaqur me menaxhimin e pandemisë fajëson diasporën për shtim të rasteve.

Kërkon masa lehtësuese për personat e vaksinuar me dy dozat.

Miftari: Diaspora ndikoi në rritjen e rasteve

“Fillimisht e ka menaxhuar mirë, por gjatë kohës i’u ka ngatërrua pak, edhe ardhja e diasporës se dimë a mund të jetë faji i tij a jo për mua e ka menaxhua mirë.(Lehtësimi i masave për personat e vaksinuar me dy doza). Normal pres masa më të lehta se ne jemi vaksinuar dy herë” ka deklaruar ai.

Edhe Ron Osmani i vaksinuar me dozën e parë, po shprehet i kënaqur me menaxhimin në sallën “1 Tetori”, ndërsa tregon se para vaksinimit kishte qenë dy muaj në spital për shkak të infektimit.

Osmani: Kam qenë dy muaj në spital kundër Covid

“Kam pas problem, kam qenë dy muaj në spital kundër Covid, mirë nuk pata problem kur e mora. Mos me mendu që është diçka tendencioze, por kanë pas shumë gjëra që mund të punohen ndryshe, mund të punohen në mënyrë ma efikase me qenë pak më të qartë,” ka vlerësuar ai.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat