​Reciprociteti në targa me Serbinë po zbatohet edhe në Merdare

Aktuale

​Reciprociteti në targa me Serbinë po zbatohet edhe në Merdare

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:45

Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë.

Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend.

Pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.

Ekipi i KosovaPress ka parë prej afër sesi shoferët e ardhur nga Serbia janë detyruar të zëvendësojnë targat me ato të përkohshme, porse nuk është lejuar që të marrë pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat