Kundërshtarja serbe e kriminelit Millosheviҫ: Kosova është e pavarur

Aktuale

Kundërshtarja serbe e kriminelit Millosheviҫ: Kosova është e pavarur

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:25
Vesna Pesiҫ

Mediat serbe shkruajnë se opozita për të rënë në sy, e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.

Siҫ shkruajnë sot për ish opozitaren, Vesna Pesiҫ, që ishte dikur kundërshtare e kriminelit Millosheviҫ, ajo nga Twitter po dërgon mesazhe shqetësuese.

“Opozita nuk fshihet më - Kosova është e pavarur. Një pjesë e opozitës serbe nuk do të binte në sy nëse ata amputonin Kosovën. Kjo mund të përfundohet nga shembuj të shumtë, dhe më i fundit lidhet me Vesna Pešić. Dikur anija kryesore e opozitës nga koha e Slobodan Millosheviçit, tani është aktive vetëm në Tëitter, nga ku dërgon mesazhe mjaft shqetësuese”, shkruajnë mediat.

Në korrespondencën me anëtaren e DS, Balsa Bozovic, në temën e inkursionit të forcave speciale ROSU në veri të Kosmetit, Persiç deklaroi se "Kosova është e pavarur dhe nuk e di pse serbët po krijojnë një problem me tabelat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat